Mot ‘i çmendur’/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe ato të peshkimit në portin e Vlorës

Vlora

Mot ‘i çmendur’/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe ato të peshkimit në portin e Vlorës

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Era e fortë dhe dallgët deri në 6 ballë brenda gjirit kanë pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla  dhe të peshkimit në portin e Vlorës për 72 orët e ardhshme.

Sakaq anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar si dhe trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk janë pezulluar.

Sipas kapitanerisë së portit, përmirësimi i kushteve hidrometereologjike do të jetë ditën e premte datë 5 nëntor.

 “Në bazë të parashikimit të kohës kushtet hidrometeorologjike për gjirin e Vlorës. do të jetë era dhe deti në drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 5-6bft, 10-15m/s. Në orët e mesditës do të kemi një përmirësim të lehtë të këtyre kushteve por përsëri do të përkeqësohen kushtet e detit dhe erës. Janë pezulluar të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit me përjashtim të transportit ndërkombëtar detar. Sot trageti i linjës Vlorë Brindizzi Vlore ka dalë në Rad, në det të hapur, për te evituar dëmet që mund t’i shkaktojë përplasja me kalatat e molit të portit të Vlorës. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike do të jenë ditën e premte date 05.11.2021”, sipas kapitanerisë së portit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat