Dje bllokuan 10 kamionë/ Inertet hidhen në det, policia vijon aksionin

Vlora

Dje bllokuan 10 kamionë/ Inertet hidhen në det, policia vijon aksionin

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka vijuar në orët e para të mëngjesit të sotëm me kontrollet e kamionëve të cilët transportojnë mbetjet inerte, duke evidentuar hedhjen e këtyre të fundit në pikat e miratuara nga bashkia e Vlorës.

Kujtojmë, se ditën e djeshme forcat e policisë bllokuar 10 kamionë që hidhnin inerte në zonën e plazhit të qytetit bregdetar.

Kjo ‘lëvizje’ nga policia e Vlorës vjen pas denoncimit të Top Channel, që pasqyroi për disa ditë masakrën mjedisore që ju shkaktua bregdetit të Vlorës.

Gazetarët tanë zbuluan në Vlorë disa zona ku ishin shkarkuar inerte dhe mbetje të tjera. Por ky nuk është një fenomen i izoluar vetëm në këtë qytet.

Nga vëzhgimi që kemi bërë edhe në qytetin e Shkodrës gazetarët tanë kanë gjetur pirgje mbetjesh dhe inertesh në çdo cep periferie të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat