Vlorë/ Bashkia u ndalon karrocat e grumbullimit të hekurave, komuniteti rom dhe egjiptian dalin në protestë: Duam bukë

Vlora

Vlorë/ Bashkia u ndalon karrocat e grumbullimit të hekurave, komuniteti rom dhe egjiptian dalin në protestë: Duam bukë

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 11:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuniteti rom dhe egjiptian në Vlorë ka nisur një protestë sot  prej orës 10 të mëngjesit.

Arsyeja është se Këshilli bashkiak i Vlorës ka miratuar ligjin për të ndaluar karrocat e grumbullimit të hekurave dhe plastikës, teksa ka ndaluar me vendim të gjithë këta persona të punojnë në të tillë mënyrë në qytet.

Kjo ka bërë që ditën e sotme me dhjetëra protestues të jenë përpara bashkisë.

Ata protestojnë për bukën e gojës. Bashkia Vlorë ka marr këtë vendim pasi po ndërtohen landfilldi dhe punën e këtyre personave do i bëj landfilldi Sherishtës.

"Duam të hamë. Duam lekë. Do paguajmë qiranë. Kemi dhe fëmijë të vegjël. Nuk na le bashkia të ushqehemi. Jemi të vetëpunësuar", shprehen qytetarët.

Për më tepër që të tillë persona do të punësohen edhe në landfilld duke fituar bukën e gojës.

Landfilldi nuk ka përfunduar ende madje do shumë kohë të mbaroj teksa për këta shtetas nuk ka asnjë argument se ku do te ushqehen gjatë kësaj kohë.

Protestuesit akuzojnë bashkinë se i diskriminon dhe e ka harruar të tillë shtresë në nevojë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat