Inertet edhe para shtëpisë/ Masakra urbane edhe në zonën e pyllit të Sodës në Vlorë

Vlora

Inertet edhe para shtëpisë/ Masakra urbane edhe në zonën e pyllit të Sodës në Vlorë

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Mbetjet nga punimet në ndërtim i gjen të hedhura anës rrugës që të con në pyllin e sodës në qytetin e Vlorës.

Të përziera me goma të vjetra makinash, e me mbetje urbane gjen pirgje me dhe nga gërmimet për hapjen e themeleve as kjo pjesë e Vlorës nuk është kursyer nga katastrofa mjedisore.

Banorët e zonës shprehen se inertet janë shkarkuar kudo madje edhe para banesave te tyre.

Prej vitesh në këtë zonë drejtuesit e kamionëve gjejnë rrugën më të shkurtër për të shkarkuar inertet jo vetëm në anë të rrugës por edhe deri brenda në pyll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat