Gjendet e vdekur një 60-vjeçare

Vlora

Gjendet e vdekur një 60-vjeçare

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 21:33
60-vjeçarja me inicialet M.D. u gjet e pajetë nga komshinjtë në banesën e saj.

Një grua 60-vjeçe ka ndërruar jetë në Vlorë. Paraprakisht shkaqet dyshohen natyrale.

Policia e Vlorës njofton se mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” 60-vjeçarja me inicialet M.D. u gjet e pajetë nga komshinjtë në banesën e saj.

Ajo jetonte e vetme. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat