Plagoset 10-vjeçari në Vlorë, përplaset nga makina në “Rrugën e Çipajve”

Vlora

Plagoset 10-vjeçari në Vlorë, përplaset nga makina në “Rrugën e Çipajve”

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë pasdite në Vlorë, pasi u përplas nga një mjet tip “Ford”, në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10,në aksin rrugor ” Rruga e Çipajve”. Policia njofton se makina që drejtohej nga 21-vjeçari me iniciale R.M. ka aksidentuar të miturin me iniciale D.M.

Nuk dihet nëse ka qenë kalimi i papritur dhe i gabuar i djalit shkak i aksidentit apo nëse makina po lëvizte me shpejtësi të lartë në zonë.

Fëmija ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë  rrezikut për jetën, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat