Eurozioni shkatërron bregdetin, ekspertët: Të bëhen diga për parandalimin e gërryerjes

Vlora

Eurozioni shkatërron bregdetin, ekspertët: Të bëhen diga për parandalimin e gërryerjes

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

Deti po avancon frikshëm drejt tokës në zonën e pyllit “Sodës”në Vlorë.

“Deti ka shkaktuar dëme kolosale në peisazhin e mbrojtur Vjosë- Nartë. Me qindra pemë janë rrëzuar përtokë, ndërsa vija bregdetare duket e dërrmuar si rrjedhojë e gërryerjes që vjen nga fuqia e dallgëve dhe stuhitë detare.”

Specialist i mjedisit Artjon Seferi thotë se rritja e aktivitetit të eurozionit në bregdetin ranor të Vlorës lidhet me disa faktorë.

“Në rastet e stuhive, valët e detit bëhen shumë më të forta dhe gërryejnë pjesën e rërës, duke marrë edhe pemët, dhe kjo për faktin sepse kjo zonë është vetëm nga pylli i pishës.

Zona Kunës në Lezhë rrezikon të zhduket për shkak të fenomenit, ndaj ekspertët e mjedisit kërkojnë marrjen në kohë të masave para se të jetë vonë për mushkërinë e gjelbërt e Vlorës.

“Për zonën tonë mund të bëhen diga, për parandalimin e gërryerjes.”

Alarmi për fenomenin e eurozionit dhe dëmet që ka shkaktuar në bregdetin shqiptar është ngritur prej vitesh, por masat e marra janë të pakta dhe sipas ekspertëve aspak prefesionale dhe parandaluese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat