Ankorohet pas 10 orësh në det të hapur trageti në Vlorë, pasagjerët: E turpshme që funksionon kështu !

Vlora

Ankorohet pas 10 orësh në det të hapur trageti në Vlorë, pasagjerët: E turpshme që funksionon kështu !

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Moti me stuhi e erë të fortë ka shkaktuar vonesa në lëvizjen dhe ankorimin e trageteve.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë më 118 pasagjerë dhe një numër të konsiderueshëm automjetesh, kamionësh dhe autobusësh ka mundur të ankorohet pas 10 orësh në det të hapur.

Pas ankorimit të tragetit pasagjerët kanë folur për Ora News. Sipas tyre ka qenë një udhëtim i vështirë, ndihen të lodhur dhe pohojnë se kanë qëndruar në det të hapur për më tepër se 10 orë ku disa prej tyre kanë shfaqur edhe komplikacione në shëndet për shkak të tundjes së tragetit nga dallgët.

"Jemi nisur mbrëmë në orën 00:00. Për ne që jemi të rinj nuk ishte e vështirë, por për fëmijët dhe të moshuarit po. Nuk na ka lajmëruar njeri. Kishte shumë dallgëzim."

"Jam nisur ka 48 orë, ishte shumë e lodhshme, e mundimshe. E turpshme që funksionon kështu, absolutisht asnjë njoftim."

Pasagjerët janë përballur me një udhëtim të vështirë si pasojë e motit të keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat