Atentat me eksploziv në Vlorë, plagoset rëndë një person

Vlora

Atentat me eksploziv në Vlorë, plagoset rëndë një person

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Vlorë, në lagjen “10 Korriku”.

Një sasi lënde eksploziv ka shpërthyer jashtë një pallati.

Nga të dhënat e para mësohet se një person, i cili është identifikuar më inicialet I.S., 33 vjeç, ka mbetur i plagosur nga kjo ngjarje.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat