‘Blindohet’ Vlora/ Pas atentatit, FNSH kontrolle të imtësishme çdo automjeti. 6 të shoqëruar

Vlora

‘Blindohet’ Vlora/ Pas atentatit, FNSH kontrolle të imtësishme çdo automjeti. 6 të shoqëruar

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 18:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat e FNSH të ardhura nga Fieri kanë ‘blinduar’ qytetin e Vlorës pas atentatit të bërë ndaj Indrit Sadedinit, pasditen e sotme.

Aktualisht është duke u bërë kontroll çdo automjeti që hyn e del nga territori i Vlorës, ndërkohë që deri më tani janë shoqëruar 6 persona.

Ngjarja ndodhi teksa Sadedini po lëvizte në këmbë në trotuar. Meqenëse prej kohës Sadedini lëvizste me makinë të blinduar eksplozivi i është vendosur në rrugën që do ta çonte te pallati, siç dyshohet e fshehur në një kuti kartoni që është aktivizuar kur ai kaloi në këmbë.

Për shkak të plagëve të marra pas dërgimit në spitalin e Vlorës u transferua te Trauma në Tiranë.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se pista që po hetohet është ajo e pazarave të prishura të hashashit.

Katër vjet më parë një sasi lënde plasëse iu vendos në makinë dhe eksplozivi u neutralizua nga një ekip xhenierësh.

Në bazë të kësaj ngjarjeje ai kërkoi azil në Francë por pa sukses.

Ndërkohë policia ka gjetur një makinë të djegur në zonën e Babicës, e cila dyshohet të jetë e autorëve të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat