Detaje të reja nga atentati i Indrit Sadedinit në Vlorë

Vlora

Detaje të reja nga atentati i Indrit Sadedinit në Vlorë

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 16:17
Indrit Sadedini

Detaje të reja vijojnë të dalin në dritë nga atentati i pak ditëve më parë në Vlorë, ndaj 33-vjeçarit Indrit Sadedini.

Sipas asaj që raportohet në media, sot është gjetur një makinë e djegur në Darzezë të Fierit, e cila dyshohet se është e autorit që vendosi eksplozivin para banesës së Sadedinit.

Kujtojmë se atentati ndaj 33-vjeçarit ka ndodhur pasditen e të dielës në zonën e Lungomares në Vlorë.

Si pasojë e shpërthimit Sadedini ka mbetur i plagosur rëndë. I riu ka rënë pre e një atentati edhe 4 vite më parë, ndërsa po hetohet e kaluara e tij.

Nga informacionet paraprake, mësohet se i riu nuk ka qenë i dënuar më herët, por ka qenë i përfshirë në disa konflikte me persona të tjerë. Ky është atentati i dytë që bëhet ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat