Ndërtime të paligjshme dhe lokale pa licencë, nën hetim gjashtë shtetas në Vlorë

Vlora

Ndërtime të paligjshme dhe lokale pa licencë, nën hetim gjashtë shtetas në Vlorë

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Gjashtë persona janë vënë nën hetim në Vlorë, për vepra të ndryshme penale, që lidhen me veprimtari të jashtëligjshme.

63-vjeçari me iniciale F.R. u arrestua pasi po ndërtonte një kat shtesë në banesën e tij, pa lejen e organeve kompetente.

Për të njëjtën arsye u ndalua 51-vjeçarja me iniciale G. N., 51 vjeçe, pasi është konstatuar se ka kryer ndërtime në pronën e saj në Dhërmi, pa lejen e organeve kompetente.

Ndërkohë janë vënë nën hetim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, shtetasit F. D., 38 vjeç, N. H., 38 vjeç, E. Ç., 43 vjeç, I. B., 52 vjeç, banues në Delvinë, pasi janë  konstatuar në qytetin e Delvinës, duke ushtruar aktivitetin në subjektet e tyre bar-kafe, të paregjistruara në organet tatimore dhe pa certifikata fiskale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat