Berisha shkon në Vlorë: Të vendosur për t’u përballur dhëmbë për dhëmbë me pushtetin

Vlora

Berisha shkon në Vlorë: Të vendosur për t’u përballur dhëmbë për dhëmbë me pushtetin

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 13:41
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një takim me demokratët mesditën e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës.

Ai u shpreh para mbështetësve të tij se ky vit që po lëmë pas po mbyllet me një PD të fortë dhe një parti opozitare të vërtetë, e gatshme të përballet me atë që ai e quan regjimi i narkoshtetit.

“Ne mbyllëm vitin, i cili në shumë aspekte do ishte i tmerrshëm për shqiptarët, ku narkoshteti mori mandatin e tretë në mënyrën më të pamerituar. Shqiptarët janë sot qytetarët më të plaçkitur.

Kur papunësia ka mbuluar vendin, por përsëri ndryshimi është si nata me ditën për vendin tonë. Ne e mbyllim vitin me një opozitë të vërtetë. E mbyllim këtë vit me një forcë politike të vendosur për tu përballur dhëmbë për dhëmbë me pushtetin”, tha Berisha ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat