Vlorë, rriten infektimet/ Një në tre testime del pozitiv me Covid

Vlora

Vlorë, rriten infektimet/ Një në tre testime del pozitiv me Covid

Më: 12 janar 2022 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Ditët e para të vitit edhe në Vlorë janë shtuar rastet e infektimit me Covid 19.   

Mjeku epidemiolog Agron Bashllati thotë se regjistrohen 30-50 raste në ditë që rezultojnë pozitiv me Covid ndërsa mesatarisht çdo ditë kryhen rreth 150 testime.

Në Vlorë janë 71 mijë persona të vaksinuar dhe ditët e fundit është shtuar interesi. në këtë qendër shëndetësore çdo ditë paraqiten 20-30 persona që kërkojnë vaksinën anti Covid.

Sipas të dhënave zyrtare në Vlorë, rezulton që të jetë e vaksinuar 1/3 e  popullsisë e regjistruar në gjendjen civile, por autoritetet  pranojnë se për shkak të emigracionit përqindja  e popullatës së vaksinuar është rreth 70 %.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat