Shkrumbohet banesa në Vlorë, 55-vjeçari nuk arrin t’i shpëtojë flakëve

Vlora

Shkrumbohet banesa në Vlorë, 55-vjeçari nuk arrin t’i shpëtojë flakëve

Më: 13 janar 2022 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Një 55-vjeçar ka humbur jetën pasi shtëpia në të cilën banonte është përfshirë nga flakët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 6:20, në lagjen “Rilindja” në Vlorë.

Policia njofton se viktima është shtetasi me iniciale Gj.B i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat