Detajet/ Batanija mori flakë nga ngrohësja, ja si u shkrumbua banesa ku humbi jetën 55-vjeçari

Vlora

Detajet/ Batanija mori flakë nga ngrohësja, ja si u shkrumbua banesa ku humbi jetën 55-vjeçari

Më: 13 janar 2022 Në ora: 08:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 55-vjeçar humbi jetën sot në mëngjes pasi banesa në të cilën banonte u përfshi nga flakët.

Viktima është Gjergji Beqiri dhe vuante nga shëndeti mendor.

Dyshohet shkak për zjarrin të jetë bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga ngrohësja. Në ato momente ka marrë flakë batanija që 55-vjeçari ishte mbuluar.

Fqinji i viktimës, Arben Aliu u shpreh se ai ishte i sëmurë mendor dhe se kujdesej i vëllai për të.

“I sëmurë, i vetmuar, ka disa vite ka qenë me qira, ka qenë vëllai i tij që merrej, në 6 pa çerek më tha gruaja ka dalë tym nga shtëpia e Gjergjit. Tymi ishte në përmasa të paimagjinueshme dhe nuk futesha dot brenda,  ai ishte i sëmurë nuk e dalloje dot, e ndihmonte vëllai i tij. Zjarri rrezikonte gjithë pallatin dhe gjëja e parë që bëra ishte ula linjën elektrike. Ai as nuk gatuante asgjë”, tha fqinji.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat