Përplasen dy makina në Vlorë, plagosen 2 persona. Kjo është gjendja e tyre shëndetësore

Vlora

Përplasen dy makina në Vlorë, plagosen 2 persona. Kjo është gjendja e tyre shëndetësore

Më: 15 janar 2022 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Rruga e re” në Vlorë.

Rreth orës  19:30, automjeti tip “Opel”,  me drejtues shtetasin S. K., është përplasur  me  automjetin tip ” Toyota”, me drejtues shtetasin O. Xh.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar shtetasi O. Xh, dhe pasagjeri shtetasi  N. P.,  të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat