Vlorë/ Tre shoferë të arrestuar, 74 leje drejtimi të pezulluara dhe 764 gjoba të vendosura

Vlora

Vlorë/ Tre shoferë të arrestuar, 74 leje drejtimi të pezulluara dhe 764 gjoba të vendosura

Më: 31 janar 2022 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Tre drejtues mjetesh u arrestuan dhe 47 leje drejtimi u pezulluan javën që kaloi si rezultat i masave të shtuara të kontrolleve me radar dhe dragera për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në një njoftim të Policisë Rrugore të Vlorës, mësohet se janë arrestuar tre drejtues mjetesh, pezulluar 47 leje drejtimi, nga të cilat: 9 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 38 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar. Po ashtu, janë vendosur 764 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

-268 masa për tejkalim shpejtësie;

-62 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-5 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

-28 masa për përdorimin e aparatit celular;

-65 masa për parakalime të gabuara;

-161 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

-6 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

-169 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat