Policia kap autorin që qëlloi me armë në Vlorë, para pak kohësh kishte dalë nga burg

Vlora

Policia kap autorin që qëlloi me armë në Vlorë, para pak kohësh kishte dalë nga burg

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar personin që qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “24 Maji” të Vlorës.

Në pranga ra E. D., ndërsa ende nuk dihet motivi që e çoi atë të qëllonte me armë.

Dyshohet se ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu.

Fatmirësisht, nuk u raportua për persona të lënduar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat