E pësojnë keq tre persona në Vlorë, ja për çfarë akuzohen

Vlora

E pësojnë keq tre persona në Vlorë, ja për çfarë akuzohen

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar i identifikuar me inicialet L.K., është proceduar penalisht pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit të tij, është gjetur dhe sekuestruar një aparat celular që përdorej për lojëra fati të paligjshme.

Ai është proceduar për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërsa specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasin A. Gj., 48 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, pasi u konstatua duke ndërtuar në oborrin e banesës së tij, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasin E. B., 54 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. A., 55 vjeç, banues në Fier, se 54-vjeçari e ka mashtruar, duke i ndryshuar aktin e marrëveshjes për blerjen e disa materialeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat