Kumbaro në Vlorë, operatorët turistik ngritën shqetësimin për stacionet e plazhit

Vlora

Kumbaro në Vlorë, operatorët turistik ngritën shqetësimin për stacionet e plazhit

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 16:06
Kumbaro në Vlorë

Ministria e Turizmit, Mirela Kumbaro ka mbledhur në Vlorë komitetin e turizmit për të bashkërenduar punët sa i takon menaxhimit të sezonit turistik.

Kumbaro vuri theksin kryesisht të rëndësia e menaxhimit të mbetjeve, pastrimit të territorit si dhe përfundimi i aplikimeve për menaxhimin e stacioneve të plazhit.

Në këtë kuadër, operatorët turistik ngritën shqetësimin e mosrakordimit të agjensisë së Bregdetit dhe bashkisë për stacionet e plazhit.

Kreu i operatorëve turistik për jugun tha se është e nevojshme të mos krijohet situata e vitit të kaluar

Ndër shqetësimet madhore të ngritura nga operatorët turistik, ishte edhe rishikimi i planit urbanistik të zonës së Radhimës.

Operatorët turistik në Vlorë i parashtruan ministres një sërë problematikash për të cilat Kumbaro theksoi se do të ketë angazhim për ti zgjidhur para sezonit turistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat