Vrau ish-usharakun në Vlorë, jeta e autorit të krimit mes armëve dhe parave, mohon autorësinë

Vlora

Vrau ish-usharakun në Vlorë, jeta e autorit të krimit mes armëve dhe parave, mohon autorësinë

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Ky është autori i cili dyshohet se vrau Altin Alikajn më 19 shkurt në Vlorë.

Fotot e konfirmuara nga burimet e policisë së Vlorës.Autori në fotot e tij në rrjetet sociale dallohet qartë për jetën e shthurur që bënte teksa shpesh ekspozohej me lekë dhe armë.

Në dëshminë e tij në komisariatin e Vlorës, Shazi Ahmetaj, 23 vjeç nuk e ka pranuar autorësinë e krimit, duke deklaruar se me Altin Alikajn ishin shokë dhe nuk e ka kryer ai vrasjen se nuk ka patur arsye përse.

Por dëshmia mbetet kontrakditore pasi deklaron se e dinte se Alikaj në atë moment kishte shumë të konsiderueshme parash.

Blutë e Vlorës konfirmojnë se pista kryesore e vrasjes mbetet ajo e grabitjes së kësaj shumë.

Nga ana tjetër shoku i tij Mateo Kiptiu, 30 vjeç, ka deklaruar se vetëm ka ndihmuar Shazi Ahmetaj për tu larguar nga Vlora.

Ky i fundit i ka kërkuar të marrë një makinë me qira ta dërgojë në Lushnje sepse kishte një hall.

Mateo rrëfen se këtë gjë ka bërë pa e ditur se çfarë kishte ndodhur.

Blutë e Vlorës shprehen se kanë prova të pakundërshtueshme se të dy personat janë autorë të ngjarjes.

Të dy priten ditën e nesërme të dalin përpara gjykatës së shkallës së parë në Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat