Detajet/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset 30-vjeçari

Vlora

Detajet/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset 30-vjeçari

Më: 5 mars 2022 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur të shtunën në darkë si pasojë e një atentati me armë zjarri në Vlorë.

Burimet paraprake për Top Channel, thanë se i plagosur ka mbetur shtetasi Romeo Meçaj, 30 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Po ashtu, një makinë e djegur është gjendur në zonën e Ujit të Ftohtë, ndërsa dyshohet se është e autorëve të plagosjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat