Atentati në Vlorë: 30-vjeçari ka plumba në gjoks e këmbë. Një makinë e djegur tek Uji i Ftohtë

Vlora

Atentati në Vlorë: 30-vjeçari ka plumba në gjoks e këmbë. Një makinë e djegur tek Uji i Ftohtë

Më: 5 mars 2022 Në ora: 21:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Një makinë e djegur është gjetur tek zona e "Ujit të ftohtë" dhe mendohet se ka lidhje direkte me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Romeo Meçaj 30 vjeç ka qenë shënjestër e një atentati në zonën e Skelës pranë stadiumit "Flamurtari".

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 kur 30-vjeçari ka qenë duke parkuar ndërsa në drejtim të makinës së tij Land Rover është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

I plagosuri ka plumba në pjesën e gjoksit dhe në këmbë. Ora News mëson se ai ndodhet në gjendje kritike dhe ka shpresa të pakta për jetën.

30-vjeçari është emër i njohur për blutë e Vlorës dhe mendohet se ngjarja ka lidhje me larje hesapesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat