Vodhi byzylykun me diamante në Vlorë, procedohet penalisht italiania

Vlora

Vodhi byzylykun me diamante në Vlorë, procedohet penalisht italiania

Më: 16 mars 2022 Në ora: 11:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për vjedhjen e një byzylyku me diamante gjatë ditës së djeshme. Shtetasja italiane e identifikuar si E.M., 46 vjeçe, banuese në Brindisi, Itali është proceduar penalisht pasi dyshohet si autore e vjedhjes së një bizhuterie, në një argjendari në lagjen “Pavarësia 3”.

Ajo ishte e shoqëruar me dy vajza të tjera, të cilat shpërqendruan shitëse teksa nga ana tjetër vidhej byzylyku.

Vlera e byzylykut me diamante ishte shumë e lartë dhe u zbulua vetëm pas ikjes së tyre nga dyqani. Pas vjedhjes, drejtuesit e dyqanit kërkuan ndihmë për të identifikuar tre vajzat që flisnin italisht.

Qytetarët arritën që t’i identifikonin dhe më pas u kapën duke ikur nga porti i Vlorës.

Policia i ka ndaluar menjëherë në terminal, ndërsa pas marrjes në pyetje, ato kanë deklaruar se kanë mbërritur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës duke pranuar autorësinë e vjedhjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat