Vlorë: Bashkia fik dritat e akseve nacionale

Vlora

Vlorë: Bashkia fik dritat e akseve nacionale

Më: 26 mars 2022 Në ora: 23:21
Bashkia fik dritat e akseve nacionale në Vlorë

Megjithëse në konflikt me kryeministrin Rama, kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli përmbush më së miri urdhrat e tij. Leli ka fikur dritat e akseve nacionale të qytetit që prej orës 19:00.

Rruga Transballkanike ndodhet tashmë në errësirë të plotë. Gjithashtu edhe aksi i cili lidh Vlorën me zonën e plazhit të vjetër dhe pyllit të Sodës. Në ndriçim të plotë mbetet vetëm bulevardi Vlorë- Skelë dhe Lungomare.

Ndërkohë në errësirë raportohen edhe akset që të çojnë në drejtime të njësive administrative dhe fshatrave.

Errësira mund të bëhet shkak për aksidentet rrugore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat