I vihet flaka “Audi”-it të një vajze në Vlorë, policia: Ishte e qëllimshme

Vlora

I vihet flaka “Audi”-it të një vajze në Vlorë, policia: Ishte e qëllimshme

Më: 29 mars 2022 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Një mjet tip “Audi” ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Vlorë.

Sipas asaj që raporton policia, mjeti ishte një pronësi të një vajze 29-vjeçare, me iniciale V.H.

Mjeti ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, brenda oborrit të shtëpisë së saj.

Nga të dhe dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat