Një mjet tip “Audi” ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Vlorë.
Sipas asaj që raporton policia, mjeti ishte një pronësi të një vajze 29-vjeçare, me iniciale V.H.
Mjeti ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, brenda oborrit të shtëpisë së saj.
Nga të dhe dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.