Era e fortë/ Rrëzohet shtylla e lartë e tensionit në Vlorë, ndërpritet energjia

Vlora

Era e fortë/ Rrëzohet shtylla e lartë e tensionit në Vlorë, ndërpritet energjia

Më: 31 mars 2022 Në ora: 13:31
Rrëzohet shtylla e lartë e tensionit në Vlorë

Shpejtësia e erës mesditën e së enjtes ka sjellë dhe problematikat e para.

Një shtyllë tensioni e lartë ka rënë në afërsi të bazës së Pashalimanit duke ndërprerë furnizimin me energji të Bazës por dhe të antenave në malin e karaburunit.

Punonjësit e OSHE-së ndodhen në terren për rregullimin e saj por forca e erës e cila ketë mesditë e ka rritur shpejtësinë e saj e bënë të pamundur ripariminne defektit.

Ndërkohë Orikumi dhe Radhima janë pa energji elektrike , pasi OSHE i ka stakuar thikat për te mbrojtur linjat.Ndërkohë që situata meterologjike pritet të përkeqësohet edhe më shumë gjatë mbrëmjes ku era do e shtojë fuqinë e saj të shoqëruar dhe me reshje shiu të dendur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat