I shpallur në kërkim për 210 kg kanabis, bie në pranga 21-vjeçari në Vlorë/ Çfarë ndodhi në muajin gusht

Vlora

I shpallur në kërkim për 210 kg kanabis, bie në pranga 21-vjeçari në Vlorë/ Çfarë ndodhi në muajin gusht

Më: 12 prill 2022 Në ora: 12:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë në Vlorë, pasi akuzohet për kultivim narkotikësh.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike’’, ‘’Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’’ dhe ‘’Vjedhja e energjisë elektrike’’, të kryera në bashkëpunim.

Ai u shpall në kërkim në muajin gusht të vitit të kaluar, së bashku me F. K., 45 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Çairet”, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit F. K. u gjetën dhe u sekuestruan 210 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient pranë banesës, e përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, u gjetën fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë, si dhe 52 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, në proces tharjeje.

Gjatë operacionit, në gusht 2021, janë arrestuar në flagrancë shtetasit: A. T., 61 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Kaninë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe G. I., 51 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat