Prej dy ditësh i humbur, alarmohet policia e Vlorës, zhduket 15-vjeçari!

Vlora

Prej dy ditësh i humbur, alarmohet policia e Vlorës, zhduket 15-vjeçari!

Më: 19 prill 2022 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Një qytetare me inciiale B.B., 31 vjeç banuese në Sevaster të Vlorës ka kryer një kallëzim në polici për zhdukjen e djalit të saj të mitur. Sipas njoftimit të policisë, 15-vjeçari rezulton i humbur prej dy ditësh pasi është larguar nga fshati Babicë dhe nuk është kthyer më.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe gejtjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja B. B., 31 vjeçe, banuese në Sevaster, Vlorë, se prej datës 17.04.2022, është larguar nga fshati Babicë dhe nuk është kthyer më, djali i saj i mitur 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat