Plazhi i aventurierëve Porto-Nova në Vlorë, mbledh turistët e natyrës

Vlora

Plazhi i aventurierëve Porto-Nova në Vlorë, mbledh turistët e natyrës

Më: 30 prill 2022 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Udhetimet me “kamper” tashme jane menyra me e preferuar për të shijuar pushimet.

Për më të rinjtë pushimi në camperin i lidh më shumë me natyrën. Në plazhin e quajtur Porto Nova ne Zvërnec gjen pothuajse gjithmonë vizitorë nga shumë vende të ndryshme Për turistët e rinj nga franca vizita në këtë vend erdhi nga kurioziteti për të njohur Ballkanin dhe Shqipërinë.

“Prej 6 muajsh udhëtojë me camperin tim..një mënyrë e mirë jo vetëm për të shijuar natyrën dhe për të vizituar shumë vende por është ideale  pasi ti pushin e argëtohesh në lirinë tende dhe me pak para ky vend është vertet një nga vendet më të bukura që kam vizituar, kaq bukur e kaq miqsore si natyra dhe njerëzit.”

Mes pushuesve gjen edhe nga ata që po qëndrojnë prej një kohe të gjatë këtu.

“Prej 3 muajsh ndodhem një shqipëri dhe kAm zgjedhur këtë lloj oushimesh pasi ti përjeton me sytë e ty cdo gjë qe shikon dhe duke shkuar nëpër hotele ti humbet mundësinë te njohësh dhe ndjesh  kontaktin e kësaj bukurie qe vende të tilla ofrojnë.”

“Jam e lumtur që ndodhem këtu..udhëtimi në këtë vend dhe në vendet Ballkanike më ka ndryshuar mendimin qe Shqipëria nuo është vend i sigurt,poor është e kundërta :është një nga vendet më rë sigurta dhe moqësore qe kam vizituar.Është vërtet një mrekulli ,shijon malin/detin/flamingot njëlohësisht.”

“Mendoj se ky lloj udhëtimi të shmang nga vendet e mbipopulluara dhe kisha dëshirë të vizitoja vendet Ballkanike..më pëlqen liria qe ti perjeton teksa udhëton në vende të atilla me camperin tënd. Të bëj pushime me van  nuk është mënyrë për të kursyer lekë por betëm kështu jam më pranë realitetit ,takon njerëz dhe dashurinë e tyrë me sytë    e tu por dhe vizitoj vende të vecanta.”

“Prej italisë përfunduam në vendet ballknike dhe rezultoi qe vendet ballkanike kanë natyrë dhe vende fantastike. Këtu në Portonovë pamja është mareamendëse,ti shikon kodra /detin/plazhin e sidomos njerëzit jan kaq shumë miqesor.”

“Prej 10 vitesh kam jetuar në berlin por ka 1 vit e gjysëm qe jetoj në camperin tim. Jam programuesë kompjutërash dhë në këtë momente po punoj. kam ndërthur punën me relaxin e naturës dhe të udhëtimit me  camper. E lodhur nga jeta në Berlin ,zgjodha të kombinoj punën me udhëtimet pasi kështu relaxohem dhe marr energji të re.”

Plazhet e paprekura përgjatë bregdetit shqiptar mbledhin shumë udhëtarë aventiruere që shtëpinë e tyre e kanë të lëvizshme për të shijuar natyrën dhe për të njohur vende të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat