Dita pa makina vetëm në letër, e diela në Vlorë

Vlora

Dita pa makina vetëm në letër, e diela në Vlorë

Më: 1 maj 2022 Në ora: 10:24
Ilustrim

E diela e parë e çdo muaji për qytetin e Vlorës ishte përcaktuar si e diela pa makina.

Por në ndryshim nga sa është vendosur më parë nga Bashkia e Vlorës, kjo e dielë e 1 majit në Vlorë ka më shumë makina se kurrë.

Akset rrugore si bulevardi "Ismail Qemali" apo Lungomare që ishte përcaktuar që do të ndalohej qarkullimi i automjeteve, kanë qarkullim normal, madje  në shumë raste edhe trafik të dendur.

Bashkia e Vlorës dhe vlonjatët mesa duket e kanë harruar të dielën pa makina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat