​Digjen dy makina gjatë natës në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Vlora

​Digjen dy makina gjatë natës në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Më: 14 maj 2022 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Dy automjete janë djegur gjatë natës në Vlorë. Rreth orës 02:00 është marrë njoftim se një makinë po digjet në lagjen “10 korriku” të qytetit të Vlorës.

Zjarrfikësit së bashku me policinë kanë shkuar në vendngjarje kur kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve që kishin përfshirë makinën tip “Fiat 500” me targa bullgare në pronësi të F.J.

Flakët kanë përshkuar dhe një makinë tip “Mercedes”, e cila ka qenë parkuar pranë makinës tip “Fiat”. Nga këqyrja e vendngjarjes dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme.

Policia po punon per zbardhjen e ngjarjes duke marrë dhe kamerat e sigurisë në atë zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat