Shkrumbohet fasoneria në Vlorë, dyshohet e qëllimshme

Vlora

Shkrumbohet fasoneria në Vlorë, dyshohet e qëllimshme

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 08:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një fasoneri është shkrumbuar nga flakët gjatë natës në Vlorë. Gazetari Elton Nikaj raporton se biznesi është në pronësi të një shtetasi italian.

Paraprakisht besohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Dyshohet që në fasoneri është hedhur lëndë djegëse.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të  ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat