51-vjeçari nga Kukësi gjendet i vdekur në një kanal në Vlorë

Vlora

51-vjeçari nga Kukësi gjendet i vdekur në një kanal në Vlorë

Më: 31 janar 2023 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Një 51-vjeçar është gjetur pa shenje jete këtë të martë në fshatin Alikok të Vlorës.

Trupi i pajetë i shtetasit me iniciale A.K., me vendbanim në Kukës, është identifikuar në një kanal me ujë

Nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, por nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat