Zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, tymi shkakton probleme në zonë

Vlora

Zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, tymi shkakton probleme në zonë

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 09:50

Një vatër zjarri ka rënë në fushën e mbetjeve të qytetit të Vlorës.

Shqetësim kryesor mbetet era e fortë, e cila ndihmon përhapjen e flakëve.

Si pasojë e zjarrit ka prezencë të madhe të tymit, i cili ka krijuar probleme të konsiderueshme në këtë zonë.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrfikëset e qytetit, ndërsa kanë nisur punën për shuarjen e flakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat