Çfarë po ndodh në PS? Rama zbarkon me ultimatum në Vlorë dhe bën lëvizjen e minutës së fundit

Vlora

Çfarë po ndodh në PS? Rama zbarkon me ultimatum në Vlorë dhe bën lëvizjen e minutës së fundit

Më: 25 mars 2023 Në ora: 10:46
Edi Rama ka mbërritur në Vlorë

Ndërsa pritet të bëhet zyrtarizimi i kandidatëve të PS për zgjedhjet e 14 majit, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me Asamblenë.

Rama gjatë vizitës në Vlorë është shoqëruar nga deputeti i zonës Blendi Klosi si dhe  deputeti Vullnet Sinanaj.

Do të jetë i pranishëm në ambientet e teatrit “Petro Marku” ku do të zhvillohet një aktivitet për 100- vjetorin e klubit të Flamurtarit.

Sikurse duket edhe në pamje, Rama është takuar edhe me qytetarët e Vlorës, duke zhvilluar biseda të shkurtra me disa prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat