Socialistët fituan bindshëm në Vlorë, si ndahen mandatet për këshillin bashkiak

Vlora

Socialistët fituan bindshëm në Vlorë, si ndahen mandatet për këshillin bashkiak

Më: 15 maj 2023 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Ka përfunduar numërimi i 226 kutive në qytetin e Vlorës dhe ka fituar bindshëm kandidati socialist, Ermal Dredha me 28243 vota, duke lënë pas kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Hysni Sharra me 11787 vota.

Po ashtu ka dalë edhe ruloti për këshillat bashkiakë, ku Partia Socialiste ka siguruar 31 mandate.

Kurse, 16 koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, 1 Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë, 5 Partia Demokratike, 1 Partia Republikane Shqiptare, 3 Partia Social Demokrate, 1 Partia Drejësi, Integrim dhe Unitet, 2 Nisma Thurje dhe 1 Lëvizja Bashkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat