Zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Vlora

Zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Më: 27 maj 2023 Në ora: 22:21
Zjarr në Vlorë

Një vatër zjarri raportohet mbrëmjen e së shtunës në fushën e mbetjeve në Vlorë.

Gazetari Elton Nika raporton se aktualisht po ndërhyn një mjet zjarrfikës me 5 ton ujë.

Të pranishëm në vendngjarje janë edhe tre zjarrfikës.

Ndërkaq, siç raporton gazetari, po shkohet drejt lokalizimit të zjarrit. Kjo nuk është hera e parë që fusha përfshihet nga flakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat