Fshehu 17 mijë euro në makinë me qëllim mosdeklarimin, procedim penal për 34-vjeçarin në Vlorë

Vlora

Fshehu 17 mijë euro në makinë me qëllim mosdeklarimin, procedim penal për 34-vjeçarin në Vlorë

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 13:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Port Vlorë/Policia Kufitare, kontrolle të shtuara duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.  

Si rezultat i këtyre kontrolleve, falë dhe bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese që operojnë në kufi, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Fshehu në automjet, 17 000 euro, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit, procedohet penalisht 34-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare në port Vlorë, në bashkëpunim me Frontex-in, përfaqësuesit e Guardia di Finanza-s në Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të shumave monetare, lëndëve narkotike, armëve të zjarrit dhe goditjen e çdo paligjshmërie tjetër kufitare. Në këtë kuadër, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, autobusin me drejtues shtetasin R. M.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në valixhen me sendet personale të drejtuesit, shërbimet e Policisë gjetën 17 000 euro, të padeklaruara nga shtetasi R. M., konform ligjeve në fuqi.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat hetimore të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 34 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat