Vlorë, makina me katër persona del nga rruga

Vlora

Vlorë, makina me katër persona del nga rruga

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 16:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Vlorë-Peshkëpi, pasditen e kësaj të shtune.

Mjeti është përmbysur, ndërsa katër persona që ndodheshin brenda tij kanë pësuar dëmtime të lehta.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po heton shkaqet e aksidentit.

Sipas informacioneve të para, raportohet se shkak i aksidentit ka qenë lëvizja tej normave të lejuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat