Kaos në rrugët e Vlorës, protestuesit bllokojnë kryqëzimin kryesor, radhë makinash

Vlora

Kaos në rrugët e Vlorës, protestuesit bllokojnë kryqëzimin kryesor, radhë makinash

Më: 29 dhjetor 2025 Në ora: 11:20

Kaos në rrugët e Vlorës këtë të hënë, pasi protestuesit kanë bllokuar kryqëzimin kryesor të qytetit, të njohur si “Kapelja”.

Si pasojë, kryqëzimi është plotësisht i bllokuar, ndërsa radhë të gjata automjetesh janë krijuar në të gjitha akset kryesore të qytetit.

Protesta po zhvillohet për shkak të mungesës së ujit të pijshëm prej katër ditësh, situatë që ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te banorët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat