Përmbytje edhe në Vorë, uji hyn brenda disa bizneseve

Vlora

Përmbytje edhe në Vorë, uji hyn brenda disa bizneseve

Më: 6 janar 2026 Në ora: 12:37

Vërshimi i ujërave si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka shkaktuar problematika edhe në qytetin e Vorës.

Në bllokun e pallateve dykatëshe në rrugën “Unaza” vërehet prani uji në hyrje të godinave, por pa depërtuar në apartamente.

Po në këtë rrugë niveli i uji arriti deri në lartësinë e bordurës së trotuarit, duke depërtuar në ambientet e brendshme të një biznesi lavanderi dhe të një agjencie shërbimesh.

Për rrjedhojë, një automjet zjarrfikës vijon tërheqjen e ujit, ndërsa intensiteti i reshjeve ka rënë.

Nga ana tjetër, qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës dhe Vorë-Tiranë vijon pa problematika.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat