Pas Korçës, Rama shkon me helikopter edhe në Vlorë

Vlora

Pas Korçës, Rama shkon me helikopter edhe në Vlorë

Më: 23 shkurt 2026 Në ora: 17:14
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka vizituar Korçën gjatë ditës së sotme me helikopter, ka shkuar edhe në Vlorë.

Me helikopterin e Forcave të Armatosura, i shoqëruar nga një tjetër helikopter që vinte pas, Rama mbërriti në Vlorë.

Kreu i qeverisë shqiptare është ulur me helikopter në zonën e ish-Fushës së Aviacionit ku e ka pritur eskorta, për të nisur më pas vizitën në Vlorë.

Rama përfundoi vizitën në qytetin bregdetar brenda pak minutash. Ai inspektoi disa prej projekteve që po zhvillohen në Sheshin e Flamurit. Po ashtu, pa nga afër punimet për Qendrën Multifunksionale, Muzeun Hebraik, si dhe Rrugën e Hebrenjve, pranë Qendrës Historike Vlorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat