KQZ i jep mandatin e deputetit të PS-së në Vlorë, Edmond Lekës

Vlora

KQZ i jep mandatin e deputetit të PS-së në Vlorë, Edmond Lekës

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 19:42
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin, “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun e Vlorës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Socialiste, Qarku Vlorë, Edmond Dhimitraq Leka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat