Bie në kontakt me energjinë, vdes 45-vjeçari

Vlora

Bie në kontakt me energjinë, vdes 45-vjeçari

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Një 45-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja ndodhi sot pasite në fshatin Radhimë të Vlorës. Policia lokale se shtetasi me iniciale A.V, banues në Orikum ka rënë në kontakt me rrymën në një lavazh.

Ai u nis me urgjencë në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës me anë të një ambulance, por për fat të keq ndërroi jetë rrugës.

“Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lavazh pranë vendit të quajtur “Kanali i Varkave”, Radhimë, të marrë me qira nga ana e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes”, sqaron policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat