Shkolla verore në Jalë, 300 të rinj ndoqën seminare dhe trajnime

Vlora

Shkolla verore në Jalë, 300 të rinj ndoqën seminare dhe trajnime

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 15:56
Shkollën Verore në Jalë

 Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë zhvilloi në Jalë,  Shkollën Verore, për të rinjtë që kanë mbaruar studimet dhe kryejnë praktikën në administratën publike qëndrore dhe vendore. Për 5 ditë, 300 të rinjtë që ndoqën këtë shkollë nga Shqipëria, Kosova e diaspora , zhvilluan seminare dhe trajnime, me tema që përbëjnë interesin e të rinjve, nga punësimi në administratë, tek këshillimi mbi zhvillimin e karrierës, diskutimi mbi tema aktuale e aktivitete të vullnetarizmit, pastrimit të plazheve, lojërat sportive, organizime kulturore, e kinemaja verore.

Në aktivitetin që mbylli Shkollën Verore ministri i MMSR z. Blendi Klosi tha para të rinjve se, kushdo që aspiron administratën tani ka të gjitha mundësitë të kuptojë dhe besojë se punësimi bëhet vetëm përmes meritës. “Praktika tre mujore e të rinjve pranë administratës është një formulë e sukseshme që të rinjtë të shohin nga afër si funksionon administrata publike, cilat janë mundësitë për karrierë në të, cilat janë rrugët për të ndjekur” – deklaroi ministri Klosi, duke vënë theksin tek një vlerë e shtuar e praktikës së këtij viti ishte hapja e mundësive për të rinjtë nga Kosova e Diaspora, sikundër edhe zhvillimi I saj edhe në administratën e Kosovës.

Ministri Klosi ftoi të rinjtë të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e ofruara për ta, nga konkurset e administrës deri tek mundësitë e punësimit përmes zyrave të punës që tani ofrojnë shumë më shumë mundësi dhe gëzojnë shumë herë më shumë besimin e qytetarëve. Ministri Klosi gjithashtu ftoi të rinjtë të bëhën pjesë e organizimeve e aktiviteteve për të rinjtë, që në mënyrë të vazhdueshme MMSR organizon. “DUhet të rrisim sensin e vullnetarizmit tek të rinjtë” – deklaroi ministri Klosi, duke shtuar se qëllimi I këtyre organizimeve për të rinjtë tani po merr një tjetër dimension, atë të bashkëpunimit me të rinjtë e Kosovës e të diasporës.

“ Unë e kam thënë shpesh që ne nuk kemi nevojë për një Ministri Diaspore pasi kemi ministrinë e Diasporës së Kosovës me të cilën kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe një funksionim të suksesshëm cka është bërë evidente, pasi të gjitha aktiviteteve tashmë janë të përbashkëta” – deklaroi ministri Klosi duke shtuar se detyra jonë është tu japim të rinjve mundësitë e barabartë me ato cka ata gjejnë në Europë. “ E kam thënë shpesh që aseti më I madh dhe avantazhi që këmi krahasuar me vendet e zhvilluara është rinia, mosha e re e popullsisë. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë potencial të madh në të mirë të zhvillimit të vendeve tona. SIkundër duhet t”ju japim të rinjve tanë shanse të njëjta me atë që ata gjejnë në vendet e zhvilluara”, deklaroi ministri Klosi.

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, MIlena Harito deklaroi se punësimi në Admnistratën PUblike pas miratimit të ligjit të ri për nënpunësin civil, është tashmë një proces I ngritur vetëm mbi bazën e meriës. “Mjafton fakti që vetëm 62 përqind e nevojës së administratës është përmbushur, tregon qartë se konkurset sjanë më fictive” – deklaroi ministrja Harito.

Ministri i Diasporës së Kosovës, Valon Murati, deklaroi se rëndësia e këtyre organizimeve është gjithashtu lidhja e të rinjve të Kosovës dhe Shqipërisë, duke përshendetur Praktikën e këtij viti që iu dha mundësinë dhjetra të rinjve të Kosovës ta zhvillojnë praktikën pranë adminitratës në Shqipëri.

MInistri Klosi iu bashkua lojës së volejbollit të të rinjve që përmbylli kampionatin 5 ditor të tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat