Rruga e plazhit të vjetër prej vitesh në gjendje të amortizuar

Vlora

Rruga e plazhit të vjetër prej vitesh në gjendje të amortizuar

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 16:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Banorët e zonës së plazhit të vjetër, rruga e së cilit është e pashtruar dhe me gropa në të gjithë gjatësinë e saj, apelojnë për ndërhyrje. Ata fajësojnë ndërtimet pa kriter për amortizimin e infrastrukturës rrugore, e njëjtë prej vitesh. Ndërkohë këtë periudhë ky aks që lidh qytetin me Zvërnecin dhe Nartën, ka fluks lëvizje nga turistë vendas e të huaj.

Ky sezon në Vlorë është shoqëruar me problematika të infrastrukturës rrugore. Krahas Lungomares në ndërtim, edhe rruga e plazhit te vjeter prej vitesh ndodhet ne gjendje të pandryshueshme, tejet e amortizuar. 

Banoret e zones, fajësojnë ndërtimet pa kriter lejuar ndër vite nga bashkia  e Vlorës. ndërsa pushuesit apelojnë për ndërhyrje pasi rruga është e pakalueshme.

 Rruga e plazhit të vjetër është nyjë lidhese e qytetit me plazhet ranore si Zverneci apo zona e lagunës së Nartes. Investimi i fundit ne kete aks ka qene ne vitin 2011 ku bashkia mbushi me çakull gropat gjatë gjithë gjatesise se rruges.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat