Beqaj: 5 qendra shëndetësore me shërbim 24 orë për sezonin turistik

Vlora

Beqaj: 5 qendra shëndetësore me shërbim 24 orë për sezonin turistik

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 11:55
Qendra

Në 5 qendrat shëndetësore të hapura përgjatë vijës bregdetarë në Bashkinë e Vlorës, kanë marrë shërbime mbi 1125 pacient, ndërsa javën e fundit rezulton se janë kryer rreth 400 vizita dhe mjekime. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, i cili ishte ndodhej në Qendrën Shëndetësore të Orikumit.

“Në bashkinë e Vlorës ne kemi 5 qendra shëndetësore, të cilat janë në mbështetje të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror, dy prej tyre janë qendra shëndetësore, të cilat funksionojnë gjatë gjithë vitit, por në muajt e verës i kthejmë në shërbim 24-orë, siç është edhe QSH-ja e Orikumit, por ndërkohë kemi pikë shëndetësore në Radhim pikë shëndetësore në Zvërnec dhe një pikë tjetër në Plazhin e Vjetër në Vlorë”, theksoi ministri.

Sipas ministrit Beqaj gjatë muajit gusht pritet që të ketë një rritje të numrit të turistëve në këto zona dhe për pasojë edhe rritje të numrit të pacientëve. “Natyra e rasteve që kërkojnë shërbim mjekësor lidhet me problemet e stinës, qoftë infeksionet virale, problemet gastro-intenstinale, por edhe çështje që lidhen me rrezatimin e diellit apo pickimet e insekteve, me alergjitë. Sa i përket statistikave, rezulton se në të pesë qendrat e Vlorës kemi rreth 1125 raste të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë që nga fillimi i sezonit, vetëm javën e fundit janë 390 raste që kanë pasur nevojë dhe kanë marrë shërbim”, deklaroi Beqaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat